Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama: refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër, të mbajtur këtë të hënë në kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një kamerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania.
Para takimit, vetë kryeministri duke besuar në një mrekulli “in extremis”, i deklaroi “Top Channel”-it se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën e bisedimeve, foli për atë që shpresonte dhe jo për atë që kishte ndodhur, duke thënë se Shqipëria kishte marrë “mbështetjen absolute” të kancelares për hapjen e negociatave.
Në fakt, e vërteta e asaj që ka ndodhur gjendet shumë më pranë informacionit që dha radioja publike gjermane “Deutsche Welle”. Ajo i hodhi një dush të ftohtë qeverisë shqiptare, duke dhënë dy arsye se përse negociatat nuk do të hapen as këtë qershor.
Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave.
Pra, me një fjalë, furgoni i Rilindjes e humbi edhe këtë stacion.
Por, ajo që nuk kuptohet është se përse qeveria shqiptare shpresoi deri në minutat e fundit siç tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të saj.
E vetmja përgjigje e arsyeshme duhet kërkuar në atë që ndodhi qershorin e kaluar. Atëherë, Angela Merkel u përpoq me mish e me shpirt për të zbutur veton e prerë që Franca dhe Holanda do të artikulonin për ne. Ajo bëri ç’është e mundur që “Jo” ndaj Shqipërisë (pikërisht ajo që këtu u festua si “Po” me deklarata dhe shampanjë) të ishte sa më e moderuar dhe jo turpëruese. E kështu u gjet formula që edhe negociatat nuk hapeshin, edhe qeveria shqiptare shpëtonte fytyrën duke thënë se kishte marrë një datë për fillimin e tyre.
Por, që nga ajo kohë ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Në prill të 2018-ës, para një takimi në kancelari me Ramën nga diplomatët gjermanë, Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit evropian të vendit.
Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.
Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiqi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marrë edhe miratimin e John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se “Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i Shqipërisë”.
Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim nga mediat e pushtetit në Tiranë u paraqit si një raport tejet i privilegjuar. Pas kësaj tradhtie, kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj, që dikur e shkrinte gazit me barsoletat e kohës së komunizmit.
Prandaj, në takimin e kësaj të hëne ajo nuk dha asnjë sinjal nga ato që qeveritarët shqiptarë shpresonin të dëgjonin. Ajo nuk kishte më as arsye personale, as për t’iu kundërvënë aleatëve të saj që nuk e duan zgjerimin, as për të ndihmuar një kryeministër që e ka të turbullt situatën edhe brenda vendit.
Këtë qershor Merkel nuk do të ketë më angazhimin e një viti më parë, kjo ndoshta edhe falë zhgënjimit nga Rama.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj