LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ali Ahmeti dha një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë

Rama: Ali Ahmeti dha një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë

Maqedonia e Veriut të dielën pritet të zgjedhë qeverinë e re teknike me kryeministër të parë shqiptar Talat Xhaferin. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka një mesazh vlerësimi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i qeverisë shqiptare shkruan në platformën “X” se Ali Ahmetit mund t’i bëhen shumë kritika brenda vendit, sepse është e drejta e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga partitë në pushtet, por në aspektin e përparimit të të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj shton Rama, Ahmeti ka bërë shumë me aktet e tij politike.


Sipas Ramës, Ali Ahmetit, me afirmimin e shqiptarëve si qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut dha një leksion historik për të gjithë politikanët, por dhe për brezat që do vijnë më pas. Ai ka ndarë një foto, ku Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi shfaqen së bashku duke shtrënguar duart.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, ‘Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët’; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama, duke postuar foton e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka cilësuar historike ditën e së dielës, kur në Maqedoninë e Veriut pritet që për herë të parë për kryeministër të zgjidhet një shqiptar.

Të dielën pritet që Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë të zgjidhet kryeministër i këtij shteti. Ai do ta udhëheqë Maqedoninë si kryeministër teknik për 100 ditë deri në zgjedhjet e reja, siç ka qenë e paraparë me marrëveshjen e koalicionit të BDI-së me LSDM-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori