LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Unitedi duhet të fitojë trofe që Pogba të qëndrojë

Raiola: Unitedi duhet të fitojë trofe që Pogba të qëndrojë

Mino Raiola ka thënë se Paul Pogba gjithmonë e ka respektuar Manchester Unitedin dhe vazhdon ta respektojë.

Mesfushori francez që lidhet me një largim nga Old Trafford, duket se ka disa kërkesa për të vazhduar me skuadrën.


Agjenti italian ka thënë se Pogbas i duhet të fitojë trofe me Unitedin, në mënyrë që të vazhdojë të luajë në Ligën Premier.

Mino Raiola është agjent i fuqishëm në futboll

“Paul gjithmonë e ka respektuar Manchester Unitedin, për aq gjatë sa ata e kanë respektuar atë”, ka thënë ai.

“I vetmi që flet për Manchester Unitedin dhe Paulin është Ole. Pajtohem me atë që e thotë ai. Pogba nuk do të largohet. Në rregull është dhe ne pajtohemi me ta”.

“Paul po ka vështirësi me lëndimin paksa dhe ky është interesi ynë kryesor tani. Ai ka vetëm një synim, të luajë sa më mirë për Manchester United. Ai është profesionist i vërtetë dhe mendoj se në zemër e ka Manchester Unitedin”.

Pogba e kërkon një kalim te Juventusi që në janar
Lexo po ashtu Pogba e kërkon një kalim te Juventusi që në janar

Megjithatë, Raiola paralajmëroi se e ardhmja e Pogbas mund të vihet në pikëpyetje nëse Unitedi vazhdon të mos jetë në gjendje të garojë kundër top klubeve.

I pyetur nëse e sheh Pogban ende në United pas një viti, Raiola tha: “Po, mundet, por në një klub që është në gjendje të luftojë për titull në ligë dhe për Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori