LAJMI I FUNDIT:

Raiola synon ta transferojë Donnarumman te PSG gjatë verës

Raiola synon ta transferojë Donnarumman te PSG gjatë verës
Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola është gati të transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman në Paris Saint-Germain këtë verë.

Portieri i talentuar italian ishte afër largimit nga San Siro në verën e vitit të kaluar, por në fund u arrit një marrëveshje dhe u nënshkrua një kontratë e re.


Në kontratën e re thuhet se ekziston një marrëveshje që në rast dështimi që Milani të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm atëherë Donnarumma mund të largohet për një klauzolë të vendosur.

De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen
Lexo po ashtu De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Por, e ardhmja e portierit të Milanit mbetet ende e turbullt në mes të kërkesave të Raiolas, i cili kërkon të anulojë kontratën e tij lidhur me pretendimet që u nënshkrua nën detyrim verën e kaluar.

Donnarumma është idhulli i tifozëve të Milanit (Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Raiola është në kontakt të vazhdueshëm me gjigantin francez, PSG, dhe favorizon dërgimin e Donnarummas në Paris në fund të sezonit.

Donnarumma kërkohet gjithashtu nga Bayern Munich dhe Real Madrid, por Raiola do të preferonte që klienti i tij i talentuar të shkojnë në PSG.

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij
Lexo po ashtu Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Nga ana e tyre, PSG janë në treg për një numër 1 të ri, ku drejtori sportiv Antero Henrique inkurajohet të gjejë një portier të ri që ai të nënshkruhet nga presidenti Nasser Al-Khelaifi për sezonin e ardhshëm.

Çmimi i portierit italian në rast largimi nga Rossonerët mendohet të jetë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori