LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Nëse Balo do ta kishte mentalitetin e Ibras, do të fitonte pesë Topa të Artë

Raiola: Nëse Balo do ta kishte mentalitetin e Ibras, do të fitonte pesë Topa të Artë

Agjenti i sulmuesit të Nices, Mario Balotellit, ka deklaruar se ai nuk e ka mentalitetin e duhur.

Sipas Raiolas, nëse Balotelli do të kishte pak afinitete sikur të Ibrahimovicit, atëherë do të fionte së paku pesë topa të artë dhe do të dikutohej për të si një prej më të mirëve ndonjëherë.


“Mario është fenomen, por ai është Balotelli. Ai ishte me fat që u adoptua nga dy njerëz të mrekulueshëm, por në një qytet të vështirë, në një qytet racist”.

“Ai vuajti shumë nga fëmijëria për shkak të racizmit. Ai në kokë gjithmonë ka qenë i tillë. Nëse ai do të kishte mentalitetin e Ibrës, me atë talent, do të fitonte pesë Topa të Artë”.

“Mario është i çmendur, por ja fali sepse ai është djalë i mirë. Një ditë ai kërkoi që të merrte një Bentley, i thashë: ‘Shëno dy herë ndaj Marseille dhe flasim’”.

“Natyrisht se e kam harruar këtë. Më pas gruaja më tha se Mario është në telefon dhe ma dha telefonin të flisja”.

“Unë e dëgjoj zërin e tij të lartë: “Mino, m’i jep çelësat’. Unë mbeta: ‘Cilët çelësa?’, dhe ai më tha të Bentleyt, sepse shënoi dy herë. Kështu, ia dhashë çelësat e Bentleyt tim”.

“Ai shkoi në një klub në jaht dhe bëri gara me njerëz e bëri gjeste të pahijshme. Ai më telefonoi dhe më kërkoi falje. Unë ia fala, sepse nuk mund të hidhërohem me të”.

“Unë garantoj se ai ende mund të bëhet kampion. Për një vit apo një vit e gjysmë, futbolli është jeta e tij. Lindja e vajzës së tij ia ka ndryshuar jetën. Pia është sikur Balotelli, e mirë dhe nevrike”, u shpreh Mino Raiola, agjenti i Balotellit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori