LAJMI I FUNDIT:

Raikkonen largohet nga Ferrari, vjen Leclerc

Raikkonen largohet nga Ferrari, vjen Leclerc
Foto: Sky Sports News/Twitter

Kimi Raikkonen nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2019.

Piloti finlandez do të largohet nga “kokëkuqja” italiane në fund të këtij sezoni, lajm që e konfirmon vet skuadra nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare të internetit.


Në komunikatë, Ferrari thekson se Raikkonen do të mbetet në historinë dhe familjen e kësaj skuderie si kampion bote.

Raikkonen, i cili u shpall kampion bote në vitin 2007 me Ferrarin, në dy sezonet e ardhshme do të garojë me Sauberin, skuadër me të cilën nisi karrierën e tij në Formulën 1 në vitin 2001.

Për sa i përket pasuesit të Raikkonenit, Ferrari konfirmoi ardhjen e 20-vjeçarit Charles Leclerc vitin e ardhshëm, për të formuar partneritetin me katër herë kampionin e botës, Sebastian Vettel.

Produkt i akademisë së Ferrarit, Leclerc garon këtë sezon me Sauber Alfa Romeo. Përpara se të kalonte në Botërorin e Formulës 1, 20-vjeçari nga Monako ka fituar tituj në GP3 dhe F2. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori