LAJMI I FUNDIT:

Rahovecit i takon ndeshja përmbyllëse xhiros së 18-të në hendboll, triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Rahovecit i takon ndeshja përmbyllëse xhiros së 18-të në hendboll, triumfon ndaj Llapit në Podujevë
(Foto: Shqipron Berisha/kosovahandball.info)

Rahoveci e ka fituar ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 18-të, përkatësisht të pjesës së rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën në Podujevë, Rahoveci fitoi ndaj Llapit vendas me rezultat të ngushtë, 36-34. Vreshtarët në pjesën e parë kishin epërsi të vazhdueshme, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18-13 për Rahovecin.


Edhe pjesa e dytë vazhdoi njëjtë, ndërsa në fund vendasit u afruan në dy gola.

Elion Vokshi ishte më efikasi te Rahoveci me 11 gola. Alban Haziri shtoi nëntë. Blerton Hasani shënoi dhjetë gola për Llapin. Nëntë i kishte Artir Muçiqi, kurse tetë i realizoi Endrit Havolli.

Rahoveci e mbyll pjesën e rregullt në pozitën e katërt me 24 pikë. Do të vazhdoi garimin në Superligën A. Llapi renditet i teti me 10 pikë dhe vazhdon garën në Superligën B.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori