Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur të hënën ndeshjen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kosova u përball me Greqinë dhe pësoi humbje me rezultat 40:20. Greqia kishte në përbërje lojtare me përvojë, që edhe e bëri dallimin.


Ndërkohë në lojën e Kosovës funksionuan pak gjë, me gjithë përpjekjet e lojtareve.

Për Kombëtaren tonë ishte ndeshja e dytë në Lojëra Mesdhetare. Të mërkurën prej orës 20:00 është ndeshja me Italinë.

Kombëtarja përbëhet nga lojtare të reja, shumica prej të cilave janë debutuese. Shumica e lojtareve me përvojë të Kombëtares A mungojnë për shkak të obligimeve që i kanë në klubet e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app