LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci me triumf ndaj Feronikelit

Rahoveci me triumf ndaj Feronikelit
(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka shënuar fitore në Superligë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 87-61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8), në kuadër të xhiros së 11-të.

Vendasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe duke e mposhtur skuadrën e vetme që i kishte mundur në këtë edicion.

Vreshtarët e fillojnë ndeshjen më mirë dhe fitojnë çerekun e parë 23:17, derisa me lojë vazhdojnë edhe në periodën e dytë që e fitojnë 29:20. Më të mirë ishin edhe në periodën e tretë 20:16 dhe atë të katërt 15:8, duke triumfuar në fund me rezultat 87:61.

Te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime, si dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime. Ndërkohë, te Feronikeli më të mirët në parket ishin Arti Hajdari dhe Brandon Scott me nga 17 pikë.

Rahoveci ka nëntë fitore dhe një humbje, kurse Feronikeli tri fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori