LAJMI I FUNDIT:

Raheem Sterling refuzoi të nënshkruante fanellën e Manchester Cityt – vërshojnë komentet ndaj anglezit

Raheem Sterling refuzoi të nënshkruante fanellën e Manchester Cityt – vërshojnë komentet ndaj anglezit

Raheem Sterling është cilësuar si “mosrespektues” pasi refuzoi të nënshkruante një fanellë të Manchester Cityt pas transferimit të tij te Chelsea.

Anglezi 27-vjeçar nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Blutë në fillim të kësaj jave, duke e lënë Cityn në një transferim prej 60 milionë euro pas shtatë vitesh të suksesshme në Etihad.


Reprezentuesi i Tre Luanëve e konfirmoi lëvizjen me një letër emocionuese në rrjetet sociale, në të cilën ai falënderonte Cityn, ish-bashkëlojtarët e tij, trajnerët dhe tifozët e klubit.

"Diamanti" i Chelseat: Tifozët blu të 'çmendur' pas aftësive të Conor Gallagher - "kjo është si një nënshkrim i ri për ne"
Lexo po ashtu "Diamanti" i Chelseat: Tifozët blu të 'çmendur' pas aftësive të Conor Gallagher - "kjo është si një nënshkrim i ri për ne"

Por, ai ka zemëruar tifozët e Cityt pasi refuzoi të nënshkruante fanellën e klubit gjatë turneut me Chelsean në Shtetet e Bashkuara.

Në një video që qarkullon në mediat sociale, Sterling shihet duke firmosur fanella dhe duke pozuar me tifozët me një numër mbështetësish të emocionuar të Chelseat.

Një tifoz mban një fanellë të Cityt për ta nënshkruar, por Sterling duket se e injoron përkrahësin.

Conor Gallagher i shokuar se si Manchester City e lejoi Raheem Sterlingun që t'i bashkohet Chelseat
Lexo po ashtu Conor Gallagher i shokuar se si Manchester City e lejoi Raheem Sterlingun që t'i bashkohet Chelseat

“Është e çuditshme që Sterling refuzoi të nënshkruajë një fanellë të Cityt në kampin parasezonal të Chelseat, duket paksa mungesë respekti”, shkroi një tifoz në Twitter.

Një tjetër shtoi: “Është vërtet e trishtueshme të shohësh Sterlingun ta bëjë këtë gjest, 7 vite në Man City dhe nuk mund të nënshkruash përsëri në fanellën e Cityt?”.

Megjithatë, të tjerë e kanë mbrojtur ish-sulmuesin e Liverpoolit, me një tifoz që komentoi: “Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe që Sterling të refuzojë të nënshkruajë një fanellë të Cityt”.

“Ndjehet sikur njerëzit po kërkojnë justifikime për ta urryer”.

Sterling u bashkua me skuadrën e Chelseat përpara miqësores së tyre hapëse para-sezonale kundër skuadrës meksikane Club America, e cila përfundoi në një fitore 2-1 për Blues në stadiumin Allegiant në Las Vegas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori