LAJMI I FUNDIT:

R Kelly lirohet nga burgu pasi pagoi 10 për qind të garancisë së kërkuar nga gjykata

R Kelly lirohet nga burgu pasi pagoi 10 për qind të garancisë së kërkuar nga gjykata
R. Kelly fights his way through photographers outside of the Cook County jail after posting $100 thousand bond on February 25, 2019 in Chicago, Illinois. Kelly was being held after turning himself in to face ten counts of aggravated sexual abuse. (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Këngëtari R Kelly është lejuar të mbrohet në liri pasi ka paguar 10 për qind të shumës së kërkuar nga gjykata (një milion dollarë) si garanci për lirimin e tij.

Ndaj tij është ngritur padi për keqtrajtimin seksual të katër femrave, ndërsa është i akuzuar në dhjetë pika në kuadër të kësaj padie.


Dita e arrestimit të R. Kelly (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Policia e Chicagos kishte lëshuar një fletarrest lidhur me keqtrajtimin e katër femrave gjatë viteve 1998-2010, ndërsa R Kelly ishte dorëzuar vet.

Theksojmë se në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, dy prej viktimave kanë qenë nën moshën 16 vjeçare, njëra ka qenë ndërmjet 14 dhe 16 vjeç, kurse viktima e katërt ka qenë 24 vjeçare. Sipas palës së akuzës, këngëtari ka ushtruar forcë ose kërcënim gjatë kohës kur i ka kryer marrëdhëniet seksuale me viktimat.

Të gjitha lajmet nga R Kelly
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga R Kelly

Për lirimin e tij është kërkuar dorëzani në vlerë prej një milion eurosh, ndërsa gjykatësi ia ka ndaluar çfarëdo kontakti me personat nën moshën 18 vjeçare, si dhe është detyruar ta dorëzojë pasaportën.

Momenti i lirimit të R Kelly (Foto:Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, për lirimin e tij fillimisht është dashur të depozitohen 10 për qind (100.000 dollarë) të shumës totale, gjë që e ka bërë këngëtari dhe është liruar të mbrohet në liri.

Nëse shpallet fajtor për keqtrajtim seksual të femrave të mitura, R Kelly do të dënohet deri në 70 vjet burg – kanë raportuar mediat amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori