LAJMI I FUNDIT:

Qytetari i Shqipërisë ka nisur në rrugë me pasaportë të huaj

Qytetari i Shqipërisë ka nisur në rrugë me pasaportë të huaj

Një qytetar i Shqipërisë as që është përpjekur të falsifikojë një pasaportë, prandaj ka vendosur të merr një pasaportë të huaj për të fluturuar nga aeroporti i Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fjala është për B.H. (36) i cili është arrestuar në kontrollin e parë, sepse, siç bëjnë të ditur nga policia, madje as edhe fotografia në pasaportë ka qenë e ndryshme.


Kundër tij do të ngritët kallëzim penal, do ti ndalohet hyrja në vend dhe do të dëbohet në Shqipëri./Telegrafi.