LAJMI I FUNDIT:

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është thënë ‘të bëjnë gargarë me ujë të kripur për t’u shëruar nga coronavirusi’ – ndërsa Kim Jong Un përballet me një dilemë

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është thënë ‘të bëjnë gargarë me ujë të kripur për t’u shëruar nga coronavirusi’ – ndërsa Kim Jong Un përballet me një dilemë

Vendi i izoluar pranoi një shpërthim të rasteve me COVID-19 për herë të parë javën e kaluar dhe ka thënë se më shumë se 50 njerëz kanë vdekur dhe 1.5 milion janë infektuar.

Dhe sipas mediave si Sky News, përcjell Telegrafi, media shtetërore e Koresë së Veriut u ka thënë tani qytetarëve që të bëjnë “gargarë me ujë të kripur” dhe të pinë çaj nga gjethet e shelgut tri herë në ditë “për të hequr qafe sëmundjen”.


Por sipas mediumit britanik, përhapja ka të ngjarë të jetë më e keqe sesa raportohet nga media shtetërore, pasi Koresë së Veriut i mungojnë testet e mjaftueshme për COVID dhe pak njerëz janë të vaksinuar.

Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus - Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët
Lexo po ashtu Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus - Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët

Lim Eul-chul, një profesor në Institutin për Studime të Lindjes së Largët të Universitetit Kyungnam në Seul, tha se udhëheqësi i vendit Kim Jong Un po përballet me një “dilemë vërtet të madhe”.

“Nëse ai pranon ndihmën e SHBA-së ose Perëndimit, kjo mund të lëkundë qëndrimin e mbështetjes te vetja që ai ka mbajtur me vendosmëri dhe besimi i publikut tek ai mund të dobësohet”.

Gjatë mbretërimit të tij, Kim Jong Un i është shmangur ndihmës ndërkombëtare dhe në vend të kësaj është përpjekur të rregullojë problemet brenda vendit.

Koreja e Veriut raporton “rastet e para me Covid-19”, urdhërohet një bllokim i rreptë kombëtar
Lexo po ashtu Koreja e Veriut raporton “rastet e para me Covid-19”, urdhërohet një bllokim i rreptë kombëtar

Ai e kishte shpallur më parë vendin e tij si “të padepërtueshëm” ndaj pandemisë dhe kishte kundërshtuar ofertat e miliona dozave të vaksinave nga programi COVAX i mbështetur nga OKB-ja.

Sidoqoftë, Yang Moo-jin, një profesor në Universitetin e Studimeve të Koresë së Veriut në Seul, tha se vendi “po përjeton një tjetër ‘marshim të mundimshëm'” – duke iu referuar një krize buke shkatërruese në vitet 1990 nga e cila vdiqën qindra mijëra njerëz. /Telegrafi/