LAJMI I FUNDIT:

Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus – Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët

Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus – Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un ka urdhëruar ushtrinë të shpërndajnë pajisje mjekësore dhe barna pasi që një valë e rasteve me Covid-19 ka përfshirë të gjithë vendin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbi një milion njerëz tani më janë prekur nga Covid-19, të cilën gjë Pyongyang e cilëson si “një grip të zakonshëm”.

Nga “ky grip”, rreth 50 njerëz kanë vdekur, por që nuk dihet se sa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kjo pasi që Koreja Veriore ka limituar kapacitetin e testimeve, kështu që vetëm disa raste janë të konfirmuara.

Koreano-veriorët janë më të ekspozuar ndaj virusit, për shkak të numrit të vogël të vaksinave dhe sistemit të varfër shëndetësor të vendit, dhe në ndërkohë qeveria ka dhënë urdhër për izolimin e gjithë vendit.

Mediat shtetërore thanë se Kim udhëhoqi një takim të byrosë kryesore politike këtë vikend ku ai akuzoi zyrtarët e mjekësisë se kanë krijuar ngatërresë në shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe barnave nga rezerva kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori