LAJMI I FUNDIT:

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, kërkohet hetim për lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in (Foto/Video)

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, kërkohet hetim për lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in (Foto/Video)

E plotësuar– Ka përfunduar e qetë protesta e qindra qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Të gjithë protestuesit së bashku kërkuan krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së  me KEDS-in.


Protestuesit u zotuan se do të protestojnë pa pushim deri në realizimin e kërkesave të tyre. Nga organizatorët u tha se për protestën e radhës do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/

Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës, thonë se fajtore për këtë është Qeveria (Live/Foto)

Qindra qytetarë të Kosovës janë mbledhur para ndërtesës së KEDS-it,  për të protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës.

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, tha se fajtorë për këtë gjendje janë politikanët dhe Qeveria e Kosovës.

“E privatizuat sepse ‘ju po dini, ju po i grahni’, mirëpo më thoni sipas cilës filozofi I takon shtetit t’i mbuloj humbjet e një firme private. Cila është arsyeja që ne t’i paguajmë humbjet e një kompanie private.

Kjo kompani po çuditet me protestën tonë. Për shkak të kërkesës tonë Policia e ka blloku rrugën që kjo protestë të shkoi mirë deri para objektit të Qeverisë. Faj ka qeveria dhe politikanët e Kosovës dhe arsye të cilat ne nuk i dimë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se politikanët mund të na i rrisin çmimet sa të donë por nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

” Me protesta ne ua kemi pa hairin, e jo politikanëve e qeverive tona”, tha Gjinovci.

Kurse një qytetarë i cili kishte ardhur nga Ferizaj për të protestuar, u shpreh se fajtorë për shtrejtimin e rrymës është Qeveria e Kosovës.

“Me këta kapës të shtetit me këtë udhëheqësi edhe neve do t’na vie koha që ta përdorim këtë llambë që e ka përdorë gjyshi jem. Qeveria dhe kjo udhëheqësi i kanë fajet për këtë rritje, kjo udhëheqësi dhe qeveri duhet të bie, hajnat në burg”, u shpreh qytetari nga Ferizaj. Protestuesit nga ndërtesa e KEDS-it, u nisën drejt ndërtesës së qeverisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori