LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Kavadarit më aktiv në gjakdhënie

Qytetarët e Kavadarit më aktiv në gjakdhënie

Aksioni i cili u realizua dje në Kavadar për dhurimin e gjakut ishte në nivel të kënaqshëm, kështu njofton Roze Illova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretaresha në organizatën komunale të Kryqit të Kuq Kavadar, Roze Illova, informoi se aksioni është realizuar në hapësirat e ndërtesës komunale të Kavadarit, ku janë përfshirë dhuruesit e gjakut nga komuna e Kavadarit dhe Rosoman ku 1.184 dhurues të gjakut ishin të gatshëm për dhënie të gjakut.

Ajo tha se Kavadari gjendet në krye të listës së qyteteteve, kur është në pyetje humanizmi dhe vullneti i mirë për dhurim të gjakut. /Telegrafi/