LAJMI I FUNDIT:

“Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje”

“Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje”

Studiuesi Kastriot Dervishi, ka publikuar sot një letër të një shqiptari me origjinë nga Kosova, i burgosur në kampet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

“Historitë e shqiptarëve të Kosovës që erdhën në Shqipëri për të shpëtuar nga keqtrajtimi jugosllav e për të gjetur lumturinë janë të shumta. Ka qenë një gjenocid tjetër që regjimi internacionalist i Enver Hoxhës ushtroi mbi këtë pjesë të kombit shqiptar, të cilën e struku nëpër ferma, kampe, e shumë prej tyre edhe i burgosi. Prej këtij keqtrajtimi, në vite të ndryshme, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen”, shkruan Dervishi.


Letra është si më poshtë:

“I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në NBSH ‘Çlirimi’ sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu.

Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

Seman, më 15.12.1957

Me nderime

Mark Gjolaj

NBSH “Çlirimi” sektori Seman, Fier”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut

Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut

Kulture
ARMIKU

ARMIKU

Poezi
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Kulture
Kalo në kategori