Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se është duke investuar në Radiologji, përmes projektit të transformimit në një klinikë moderne.
Sipas komunikatës investimet kapitale kanë filluar dhe së shpejti do të instalohet rezonanca e dytë magnetike, blerë së fundmi, si dhe Tomografia e Kompjuterizuar (CT).
“Me angazhimin menaxhmentit dhe përkushtimit të personelit në Klinikën e Radiologjisë, është hequr lista e pritjes për pacientë të hospitalizuar për shërbimet e Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) dhe është zvogëluar lista e pritjes për pacientët ambulantor për kontrollimet me rezonancë magnetike, pas angazhimit të stafit gjatë natës dhe fundjavave”, thuhet në komunikatë.
Siq ceket në komunikatën e QKU-së deri tash, pacientët kanë pritur deri në një vit për rezonancë, kurse tani lista e pritjes është reduktuar në vetëm dy muaj. “Vlen të theksohet, gjithashtu, se është eliminuar rrjedhja e rrezatimit në disa kabinete, që është konfirmuar me raportin e Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Po ashtu bëhet e ditur se planifikimi i renovimit të tërësishëm për instalim e sistemit të ri të ventilimit, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira në punë, që ka munguar për disa vjet, është në përfundim.
“Teknikëve të radiologjisë në kujdestari u është zvogëluar orari i punës, derisa me propozimin e vet radiologëve, të gjithë do të jenë të inkuadruar në orar të kujdestarisë”, thuhet në komunikatën për media.
Klinika e Radiologjisë ka punuar edhe në ngritjen profesionale të stafit, sipas teknikave të fundit imazherike.
Me rritjen e numrit të kompjuterëve dhe instalimin e printerëve, për herë të parë në çdo hapësirë, radiologët kanë kushte më të mira të punës.
Me angazhimin profesional të teknikëve, përdorimi i blendave dhe i mbrojtjes jep siguri nga rrezatimi për pacientët e shërbyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dëshmia e Leonard Ademajt: Fëmijët treguan se babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë