LAJMI I FUNDIT:

Qindra kafka kafshësh nga Afrika u kapën në aeroportin e Parisit – vlerësohet se pas drogës dhe armëve, është njëri nga bizneset më fitimprurëse në botë

Qindra kafka kafshësh nga Afrika u kapën në aeroportin e Parisit – vlerësohet se pas drogës dhe armëve, është njëri nga bizneset më fitimprurëse në botë
Reklama

Tregtia e kafkave të kafshëve “të rrezikuara në mënyrë kritike” po shkakton shqetësime të theksuara dhe doganat në Roissy Charles-de-Gaulle të Parisit mund të hapin vërtet një muze.

Kjo pasi që, në shtatë muaj, 718 kafka kafshësh – përfshirë 392 nga primatët e mbrojtur – janë kapur në aeroportin më të madh të Francës në pako, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kafkat sekuestrohen pothuajse çdo ditë, pasi zyrtarët denoncojnë një tregti sa fitimprurëse aq edhe morbide dhe shqetësuese.

Këto kocka, të dërguara kryesisht nga Kameruni, u drejtuan në Shtetet e Bashkuara për koleksionistët që dëshironin të ndërtonin “kabinete kuriozitetesh” ose si çmime dhe dhurata për shoqatat e gjuetisë.

Siç bëhet e ditur, blerja dhe shitja e kafkave të kafshëve është shpesh e paligjshme si një formë trafikimi, megjithëse shumë varet nëse është një specie e mbrojtur apo e mbuluar nga traktate dhe rregullore.

Megjithatë, “trafikimi i specieve të mbrojtura është një nga bizneset më fitimprurëse, pas drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, me fitime që variojnë nga 8 deri në 20 miliardë euro çdo vit”, ka thënë në një ceremoni zyrtare Gilbert Beltran, drejtor ndër-rajonal i doganave Roissy. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Botë
“Bëra gjashtë amputime brenda një nate”: Mjeku londinez kujton tmerret që pa për 43 ditë në Gaza

“Bëra gjashtë amputime brenda një nate”: Mjeku londinez kujton tmerret që pa për 43 ditë në Gaza

Botë
Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Botë
Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

Botë
'Situatë shumë e rëndë': Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

'Situatë shumë e rëndë': Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

Evropa
Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Botë
Kalo në kategori