LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Po presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë – aktet e dhunës kriminale duhet të dënohen njëzëri

Qeveria: Po presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë – aktet e dhunës kriminale duhet të dënohen njëzëri

Të martën mbrëma veriu i Mitrovicës është shqetësuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme të granatave të dorës, që ndodhën në atë pjesë nga persona të maskuar.

Reklama

Cak i sulmeve ishin zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë.

Lidhur me situatën në veri, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Zëdhënësi i Qeverisë më tej ka shtuar se qytetarët atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre.

“Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka shkruar Kryeziu.

Pas incidenteve atje sot kanë reaguar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se janë të shqetësuar që për momentin nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti flet në Zvicër për dialogun: Ne jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë obligime të reja

Kurti flet në Zvicër për dialogun: Ne jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë obligime të reja

Lajme
Shkoi në gjendje të dehur në stacion policor në Prishtinë, gruaja

Shkoi në gjendje të dehur në stacion policor në Prishtinë, gruaja "rrahu" tre policë

Lajme
Duke çaluar futet në lokal, dalin pamjet e plagosjes së policit në Tiranë

Duke çaluar futet në lokal, dalin pamjet e plagosjes së policit në Tiranë

Lajme
McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë

McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë

Lajme
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim

Lajme
Lira Zajmi, kosovarja që në SHBA po kryen kërkim shkencor për sëmundjen e Alzheimerit

Lira Zajmi, kosovarja që në SHBA po kryen kërkim shkencor për sëmundjen e Alzheimerit

Shëndetësi
Kalo në kategori