eksperti ad

Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme të qeverisë ka marrë vendim për rishpërndarjen e mjeteve nga buxheti për rindërtimin e sallës sportive “Rabotniçki” në parkun e qytetit në Shkup.

Agjencia për Rini dhe Sport është përgjegjëse për transferimin e 30 milionë denarëve në llogarinë speciale të dedikuar të Komunës Qendër.


Sipas vendimit të qeverisë, mjetet e rishpërndara për Komunën Qendër janë ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë ndarë, pra për rikonstruksionin e sallës sportive “Punëtorët – Parku i Qytetit”, Komuna Qendër./Telegrafi/