LAJMI I FUNDIT:

Ndahen mjetet financiare për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Ndahen mjetet financiare për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime. Njëri nga ta lidhet me shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë.

Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Mjetet do të ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit privat.

Kujtojmë, për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, Qeveria kishte ndarë 7 milionë euro më 27 prill të këtij viti.

Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa  do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Ndarja e 100 eurove, kur pritet t'i marrin punëtorët e sektorit privat?
Lexo po ashtu Ndarja e 100 eurove, kur pritet t'i marrin punëtorët e sektorit privat?

Ata që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro./Telegrafi/