LAJMI I FUNDIT:

​Qeveria ndan shtesat 100 euro për punonjësit e sektorit publik

​Qeveria ndan shtesat 100 euro për punonjësit e sektorit publik

Qeveria ndan shtesat 100 euro për punonjësit e sektorit publik

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.

Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë 7 milionë e 300 mijë euro, për zbatimin e pikës 1.4 të vendimit të Qeverisë të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ndarja e 100 eurove, kur pritet t'i marrin punëtorët e sektorit privat?
Lexo po ashtu Ndarja e 100 eurove, kur pritet t'i marrin punëtorët e sektorit privat?

Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 eurove për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, thuhet në komunikatë.