LAJMI I FUNDIT:

Qeveria malazeze e shkarkoi Artan Kurtin nga posti i inspektorit të përgjithshëm të ANB-së

Qeveria malazeze e shkarkoi Artan Kurtin nga posti i inspektorit të përgjithshëm të ANB-së

Qeveria e Malit të Zi ka shkarkuar sot Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurtin.

Sipas informacione të vijesti.me të gjithë anëtarët e qeverisë malazeze kanë votuar për shkarkimin e tij.


Qeveria nuk ka emëruar ende një drejtor të ri të përgjithshëm të ANB-së.

Tashmë dihej që në ditën e parë të mandatit të ekzekutivit të ri se Kurti me shumë gjasa do të ishte zyrtari i parë qeveritar në sektorin e sigurisë që do të zëvendësohej.

Emërimi i Kurtit në verën e vitit 2022 u pasua me akuza të shumta mes Dritan Abazoviqit dhe Rashko Konjeviqit (zëvendëskryeministër i atëhershëm), të cilët argumentuan rreth asaj nëse kishte dënime nga viti 2004 dhe 2009, e cila gjë nuk ia lejonte të krijonte marrëdhënie pune në Agjenci.

“Unë e kuptoj kontekstin e pyetjes dhe interesin e publikut, gjithçka që lidhet me dënimin e çdo qytetari mund të kontrollohet në organin kompetent – Ministrinë e Drejtësisë, nëse ju japin atë informacion. Mund t’ju them shkurt – se nuk jam dënuar”, kishte pohuar atëherë Kurti.

Gjatë punës së tij në Agjenci, Kurti ka bërë rreth tridhjetë raporte, të cilat ia ka dorëzuar drejtorit dhe Qeverisë.

Në një pjesë të mediave ai u etiketua si një njeri besnik i ish-kryeministrit, i cili donte të vendoste kontrollin mbi punën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë nëpërmjet tij.

Para ardhjes së Artan Kurtit si Drejtor i Përgjithshëm i ANB-së, ai funksion ishte pothuajse protokollar dhe publiku nuk mori asnjëherë as të dhëna elementare për numrin e kontrolleve dhe raporteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori