LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ia ndalon AKP-së dhënien me qira të pronave

Qeveria ia ndalon AKP-së dhënien me qira të pronave

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin për pezullimin e dhënies me qira të pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ky vendim ka kaluar pa asnjë votë kundër.


“I kërkohet AKP-së të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet. AKP ka në plan të japë më qira disa asete të rëndësishme dhe duhet t’i kërkojmë që ta ketë parasysh programin e qeverisë. Qiradhëniet do të zgjasin pa nevojë dhe mund të shkaktojnë humbje financiare për Kosovën”, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para se të votohej rreth propozimit.

Qeveria e Kosovës miraton Projektbuxhetin për vitin 2020, e dërgon në Kuvend
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës miraton Projektbuxhetin për vitin 2020, e dërgon në Kuvend

Po ashtu, në këtë mbledhje të qeverisë është miratuar Projektbuxheti i vitit 2020 dhe është proceduar në Kuvend. /Telegrafi/