LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës: Zgjedhjet në veri sipas udhëzimit administrativ

Qeveria e Kosovës: Zgjedhjet në veri sipas udhëzimit administrativ

Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, në bazë të kornizës ligjore që ka ofruar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu,  tha se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të ekzekutivit kosovar për shtensionimin e situatës në veri, “por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”.


“Qeveria nuk shpall dhe nuk organizon zgjedhje. Megjithatë i mbështet ato. E konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që fushata e zgjedhjeve të ardhshme të jetë e hapur dhe fer, dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pjesëmarrja e qytetarëve serbë të Kosovës është kruciale”, tha Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që zgjedhjet në veri të shpallen.

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beogradit
Lexo po ashtu Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beogradit

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 13 tetor se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri.

Më herët kjo parti kishte kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar “tërheqjen e njësive speciale të Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë”

Më 13 tetor kreu i këtij subjekti, Goran Rakiq, nuk i përmendi specifikisht këto kushte, por tha se për vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, partia e mori në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas deklaratës së Vuçiqit, Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në veri
Lexo po ashtu Pas deklaratës së Vuçiqit, Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha Rakiq gjatë një konference për media në Mitrovicë të Veriut.

Kryetarët e rinj shqiptarë në veri dolën nga zgjedhjet e prillit, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe dhe popullata lokale. Ata u kundërshtuan përmes protestave në veri, që nisën në fund të majit, e të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë.

Zgjedhjet e prillit u mbajtën pas tërheqjes kolektive të zyrtarëve serbë nga institucionet lokale dhe qendrore në nëntor të vitit 2022, për shkak të pakënaqësive me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja për shkak të tensioneve në veri që nisën në maj, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e trupit votues në komunën e caktuar, që më pas të mund të shtyhet përpara. Nëse plotësohen të gjitha hapat e kërkuar me udhëzimin administrativ, – i cili u publikua në shtator – atëherë mbahet votimi për largimin e kryetarit të komunës. Për largimin e kryetarit kërkohen 50 për qind +1 votë e qytetarëve në listën e votuesve. Më pas, shpallen zgjedhjet e reja.

Analistët serbë: Me zgjedhje në veri, Lista Serbe synon t'i sanojë dëmet e Banjskës
Lexo po ashtu Analistët serbë: Me zgjedhje në veri, Lista Serbe synon t'i sanojë dëmet e Banjskës

Kërkesa e Listës Serbe për organizimin e zgjedhjeve, vjen tri javë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se janë vrarë edhe tre sulmues të grupit të armatosur të serbëve.

Zëdhënësi i ekzekutivit tha se sulmi në Banjkës, i organizuar dhe udhëhequr nga Radoiçiqi, “na ka rikujtuar edhe një herë rëndësinë jetike të ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm”.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që palët t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori