LAJMI I FUNDIT:

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beogradit

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beogradit
Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë sot se Udhëzimi administrativ për zgjedhjet lokale është instrument demokratik dhe se gjithçka tjetër jashtë këtij udhëzimi nuk është kërkesë e qytetarëve në katër komunat në veri e as i kryetarëve, por janë kërkesa të Beogradit.  

Krasniqi në një konferencë për media tha se si qeveri kanë pasur angazhim të theksuar që Udhëzimi administrativ të kryhet në afat të shpejtë si përgjigje e marrëveshjes së Bratislavës, raporton Telegrafi.


“Udhëzimi administrativ është instrument demokratik…largimi i kryetarëve përmes saj është proces demokratik .. dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, as të kryetarëve të komunave, por janë kërkesa të Beogradit. Ne nuk jemi këtu që të kujdesemi për kërkesat e Beogradit sepse nuk janë demokratike dhe në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

Cila do të ishte mënyra më e mirë për zgjedhje në veri? Deklarohet i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar
Lexo po ashtu Cila do të ishte mënyra më e mirë për zgjedhje në veri? Deklarohet i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar

Ministri i Pushtetit theksoi më tej se si Qeveri janë të interesuar për zgjedhje të parakohshme.

“Mundësia e ligjit për vetëqeverisje lokale, neni 72 i këtij ligji është baza ku është bazuar Udhëzimi administrativ…Kanë punuar ekspertë më të mirë… kemi pas mbështetje dhe koordinim me akterët e rëndësishëm…”, tha ai.

Ministri Krasniqi theksoi më tej se Udhëzimi administrativ është në shërbim të secilës komunë dhe se nuk është në mandatin e tyre që të bisedojnë me qytetarët që të iniciojnë peticion për largimin e kryetarëve.

“Largimi i tyre mund bëhet në formën që tashmë është shumë demokratike, kërkesa e qytetarëve për largimin e tyre. Udhëzimi administrativ është forma demokratike. Kush mund të garantojë që edhe serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Do të përsëritet e njëjta situatë. Për atë është e rëndësishme të kemi vullnet të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori