LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës i bën thirrje Serbisë që t’i lejojë boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

Qeveria e Kosovës i bën thirrje Serbisë që t’i lejojë boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dënuar ashpër vendimin e sotëm të autoriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e boksierëve kosovarë në territorin e tyre.

Kjo është bërë për shkak të simboleve shtetërore në uniforma herën e parë, ndërsa në herën e dytë, edhe pa simbole.

“Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA)”, thuhet në njoftim.

MKRS-ja bëri thirrje që të lejohet hyrja me kohë e boksierëve kosovarë për të nisur Kampionatin Botëror.

“Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor”.

“Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim te ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviçiq”, thuhet tutje në reagim.

Përveç MKRS-së, rreth kësaj çështje disa orë më parë reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Pasi ekipi jonë i boksit u bllokua ilegalisht nga Serbia në kufirin Kosovë – Serbi, qeveria bashkë me aleatët e saj po punon shumë që të heqë barrikadat ilegale të Serbisë kundër garës fer në kampionatin botëror”, thuhet në reagim të MPJ-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori