LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Holandës po shqyrton ndalimin e fishekzjarrëve gjatë Vitit të Ri

Qeveria e Holandës po shqyrton ndalimin e fishekzjarrëve gjatë Vitit të Ri

Fishekzjarret e Vitit të Ri mund të ndalohen për të dytin vit radhazi në Holandë pasi kabineti i kërkoi Ekipit të Menaxhimit të Shpërthimit për këshilla mbi implikimet e sigurisë.

Sipas mediave holandeze, përcjell Telegrafi, Qeveria njoftoi më 8 nëntor të vitit të kaluar se nuk do të lejohen fishekzjarrët për të parandaluar mbingarkimin e sistemit shëndetësor.


Numri i lëndimeve të trajtuara në departamentet e urgjencës ishte 75% më i ulët Vitin e Ri të kaluar, tha Tjeerd de Faber, kryetar i Komunitetit Ophthalmic Hollandez, për RTL Nieuws.

“Dëshmitë mjekësore kanë treguar se një ndalim funksionon”, tha ai.

FNV Zorg en Welzijn, dega e kujdesit shëndetësor e sindikatës më të madhe holandeze, i bëri thirrje gjithashtu qeverisë, bashkive dhe qytetarëve që të marrin përgjegjësi për Vitin e Ri, i cili është periudha më e ngarkuar e vitit për shërbimet e urgjencës.

Qeveria shtrëngoi rregullat për fishekzjarrët në fillim të vitit 2020 për të ndaluar llojet më të rrezikshme, duke përfshirë “raketat dhe fishekzjarrët”.

Në vitin 2019 pothuajse 1,300 njerëz shkuan në spitale ose në mjekun e tyre të familjes me lëndime të lidhura me fishekzjarrët e shkaktuara në Vitin e Ri.

Sidoqoftë, Leo Goeneveld, i organit të industrisë BPN, argumentoi se rregullat e reja e bënin një ndalim total të panevojshëm.

“Gjithçka që kemi tani janë fishekzjarre dekorative të cilat janë të sigurta nëse përdoren siç duhet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori