LAJMI I FUNDIT:

Qendrim Zyba debutoi me Prishtinën në moshën 18 vjeçare në Ligën e Evropës

Qendrim Zyba debutoi me Prishtinën në moshën 18 vjeçare në Ligën e Evropës

Prishtina e ka nisur aventurën evropiane për edicionin 2018/19 ku në raundin parakualifikues është përballur me skuadrën nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Mbrëmë në barazimin 1:1 kundër St Joseph’s, te Prishtina ka debutuar edhe futbollisti i ri 18 vjeç, mesfushori i lindur në Therandë më 03.01.2001, Qendrim Zyba.


Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.

Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të.

“Talentit Zyba i dëshirojmë sa më pak lëndime, klubi pret jashtëzakonisht shumë nga i riu therandas i cili dita ditës është duke e shpaguar besimin që ka”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori