LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi me armë zjarri në ajër në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari

Qëlloi me armë zjarri në ajër në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari

23-vjeçari Klaudio Qendro i cili qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme në Sarandë është arrestuar.

Policia ka njoftuar se ka ushtruar kontrolle në banesën e tij ku gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Sipas njoftimit të policisë materialet për Klaudio Qendron i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Telegrafi/