LAJMI I FUNDIT:

Pyetja e Elon Musk për “ekzistimin e NATO-s” dhe reagimet ndaj pretendimeve të tij

Pyetja e Elon Musk për “ekzistimin e NATO-s” dhe reagimet ndaj pretendimeve të tij

Presidenti i një shteti anëtar kyç të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u përball me Elon Musk të dielën për një pretendim që ai bëri për aleancën ushtarake në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX i cili në vitin 2022 bleu X, dikur Twitter, ka ofruar komente të përziera për NATO-n dhe luftën Rusi-Ukrainë, pushtim të nisur nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt të vitit 2022.

Ndërsa ai i dha Ukrainës satelitët Starlink për të përmirësuar komunikimin gjatë fillimit të luftës, ai ka bërë thirrje gjithashtu për një marrëveshje paqeje që potencialisht do t’i lëshonte një pjesë të territorit ukrainas Rusisë dhe kundërshtoi ndihmën për Ukrainën.


Biznesmeni amerikan deklaroi gjithashtu se pozicioni i Ukrainës në luftën kundër Rusisë po dobësohet çdo ditë dhe ushtarët ukrainas po vdesin pa asnjë arsye.

Këto thirrje, siç edhe dihet, ishin në kundërshtim me shumë liderë botërorë që mbështesin kombin e Evropës Lindore kundër pushtimit të Putinit.

Rusët po blejnë terminale Starlink në vendet arabe, thotë inteligjenca ukrainase – tregohet sa paguan për një të tillë
Lexo po ashtu Rusët po blejnë terminale Starlink në vendet arabe, thotë inteligjenca ukrainase – tregohet sa paguan për një të tillë

Dhe së fundmi, të shtunën, ai shkaktoi reagime në një postim X pasi shkroi se ai “gjithmonë pyeste veten pse NATO vazhdoi të ekzistonte edhe pse armiku i saj dhe arsyeja e ekzistencës, Pakti i Varshavës, ishte shpërbërë”.

Kritikët theksuan shpejt se Pakti i Varshavës, një koalicion i Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij, u themelua gjashtë vjet pas NATO-s si një përgjigje ndaj organizatës gjatë Luftës së Ftohtë.

Presidenti letonez Edgars Rinkēvičs ishte ndër ata kritikë që kritikuan komentin e tij.

“I dashur Elon Musk, arsyeja pse NATO u themelua, ekziston dhe do të zgjasë sepse është Rusia dhe armiqtë e tjerë të botës së lirë”, shkroi ai në X.

Ndryshe, NATO është një aleancë ushtarake midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane.

Neni 5 i Kartës së NATO-s thotë se “një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve”, që do të thotë se një sulm kundër një shteti të NATO-s mund të sjellë një përgjigje ushtarake nga të gjithë të tjerët.

Ajo u themelua në vitin 1949 për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik mes tensioneve në rritje me fillimin e Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, Pakti i Varshavës u formua në vitin 1955 në përgjigje të NATO-s.

Ukrainasit publikojnë fotografinë: Rusët përdorin Starlinkun e Elon Musk – kemi përgjuar bisedën mes ushtarëve të Kremlinit
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë fotografinë: Rusët përdorin Starlinkun e Elon Musk – kemi përgjuar bisedën mes ushtarëve të Kremlinit

Por reagime pati edhe nga të tjerë personalitete rreth komenteve të Musk.

“Po, sigurisht që është e çuditshme që vendet përreth Rusisë vendosën të aplikojnë vullnetarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Pyes veten pse”, shkroi Oliver Alexander, një analist i inteligjencës me burim të hapur.

Musk u godit gjithashtu nga një shënim në postimin e tij X që thotë, “Pakti i Varshavës ishte një reagim ndaj NATO-s, jo anasjelltas. NATO është një sistem sigurie kolektive, që nuk synon një kundërshtar të vetëm dhe ka qenë aktiv në Evropë, Afrikë dhe Azi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori