LAJMI I FUNDIT:

Pyetësor online kudo dhe kurdo

Pyetësor online kudo dhe kurdo

VALICON Kosova – kompania me mbi 25 vite përvojë në hulumtimin e tregut në Evropën Juglindore është e lumtur të njoftojë hapjen e panelit më të madh online në tregun kosovar dhe më gjerë – Opinia.Club!

Çfarë është një panel online?

Një grup individësh të njohur si panelistë, të cilët pranojnë të marrin pjesë në lloje të ndryshme të pyetësorëve online dhe të marrin shpërblime të vlefshme (kupone) në këmbim. Shërbimet e paneleve online përdoren nga agjenci hulumtuese, reklamuese, brende, organizata dhe lloje të ndryshme biznesesh të vogla dhe të mëdha.

Kush mund të marrë pjesë në panelin online Opinia.Club?

Të gjithë individët që jetojnë në Kosovë, kanë mbushur moshën 15+ dhe kanë telefon celular ose kompjuter.

Çfarë sjell të re Opinia.Club në Kosovë?

Pjesëmarrësit në Opinia.Club do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre për çështje të ndryshme, të vlerësojnë produktet në tregun e Kosovës, të japin mendime për reklamat si dhe për shumë tema të tjera, përveç që do të shpërblehen për mendimet e tyre përmes pikëve të grumbulluara nga plotësimin e pyetësorëve. Shumë lloje shpërblimesh do të jenë të disponueshme, nga furrat e bukës dhe dyqanet ushqimore e deri te kuponët me mbushje telefonike nga operatorët celularë. Deri më tani, përmes Opinia.Club, VALICON ka paguar më shumë se 2,000,000 euro shpërblime për anëtarët e saj online në rajonin e Evropës Juglindore.

+ Aplikacion celular për përvojë më të mirë të përdoruesit:

Opinia.Club krijoi një aplikacion celular ku anëtarët mund të plotësojnë pyetësorë, ata mund të kontrollojnë statusin e profilit të tyre, të marrin shpërblime dhe më e rëndësishmja, ata mund të kryejnë pyetësorë në çdo kohë dhe kudo!

Mund të mësoni më shumë rreth Opinia.Club – KËTU

Mund të shkarkoni aplikacionin Opinia.Club në App Store dhe Google Play.