LAJMI I FUNDIT:

Me puro në gojë dhe nga tribuna, Ismet Munishi lëshon thumba pas fitores ndaj Dritës

Me puro në gojë dhe nga tribuna, Ismet Munishi lëshon thumba pas fitores ndaj Dritës

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka lëshuar thumba pas fitores së ekipit të tij në derbin e javës ndaj Dritës.

Ballkani ka arritur ta mposht pa shumë vështirësi Dritën me rezultat komod 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës.


Të dy golat e klubit therandas u shënuan nga sulmuesi i mirënjohur, Mirlind Daku.

Megjithatë, loja u karakterizua me shumë tension dhe kartonë të verdhë dhe të kuq nga të dyja skuadrat.

Mbyllet derbi i Superligës: Ballkani fiton me rezultat komod ndaj Dritës - shpërtheu Mirlind Daku
Lexo po ashtu Mbyllet derbi i Superligës: Ballkani fiton me rezultat komod ndaj Dritës - shpërtheu Mirlind Daku

Njëri nga të ndëshkuarit me të kuq ishte edhe trajneri i vendasve, Ismet Munishi, i cili u përjashtua nga gjyqtari Genc Nuza shkaku i protestave.

Por, reagimi i Munishit pas ndeshjes ka qenë thjeshtë epik.

“Shefi nuk ka gjithmonë drejtë, por është gjithmonë shef”, ka shkruar Munishi në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, Ballkani është lider i kampionatit me 19 pikë nga 21 të mundshme, ndërsa ndiqet nga Prishtina e dyta dhe Arbëria e treta me nga 11 pikë. /Telegrafi/