LAJMI I FUNDIT:

Punimet unike të artistit nga Kosova, që porositen edhe nga qytetarët e shteteve të huaja (Video)

Punimet unike të artistit nga Kosova, që porositen edhe nga qytetarët e shteteve të huaja (Video)

Të gdhendësh e të vizatosh mbi dru, është një art i veçantë, dhe jo çdokush mund ta bëjë. Për ta bërë atë duhet përkushtim dhe shumë precizitet.

Artisti Albert Selimi, ka tre vite që e praktikon këtë lloj arti.  Ai çdo ditë punon mbi dru portrete e pamje te ndryshme, derisa  këto punime po bëhen të kërkuara gjithnjë e më shumë.


Ai ka thënë se pasioni për këtë lloj të artit, lindi krejt rastësisht.

“Në fund të vitit 2015 mbeta pa punë për disa muaj, dhe kur u afrua koha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kemi ble dru si të gjithë shqiptarët për t’u ngrohur. I kam përdorë të njëjtët dru që i kam ble për ngrohje. Më kujtohet shumë mirë që kam filluar me disa punime shumë të thjeshta. I kam postuar në instagram. Një mik i imi i ka parë dhe i ka porositur dhjetë copa. I kam punuar dhe ia kam dërguar, njerëzit që i kanë pa i kanë pëlqyer shumë. Tash po bëhet viti i tretë që unë merrem më këtë profesion dhe çdoherë dalin gjëra të reja”, deklaron për RTV Dukagjinin artisti  Albert Selimi.

Punimet e tij, duan kohë të gjatë, mirëpo gjithashtu duhet të punohen me shumë dashuri, që ajo të dalë në sipërfaqe.

Ahu, bungu e qarri, janë llojet e drurit me të cilat ai punon. Sepse mbi to, mund të krijon me lehtë forma të ndryshme. Ndërsa, secila nga këto punime ka emrat e tyre.

“Kam filluar shumë thjeshtë me pluhur me xixa, me llaçe, kimika etj., ndërsa tash kam kaluar edhe me akuareli dhe i shtojë rruza për estetikë më të madhe. Në fillim të them të drejtën nuk kam ditur as të vizatoj, por me vullnet dhe dëshirë për të bërë diçka interesante kam arritur sukses”, tregon më tej artisti.

Për një kohë shumë të shkurtër, punimet e këtij artisti po cilësohen si unike. Përveç tregut kosovar, ai tashmë ka kërkesa të mëdha edhe në tregjet botërore.

Artisti ka thënë se pasioni për këtë lloj arti rritet edhe më shumë pëlqehet nga klientët.

“Kam filluar të bëj punime me motive të festave. Pastaj kanë filluar të rriten kërkesat e klientëve. Shoqet e motrës sime, që jeton jashtë vendit, i kanë pëlqyer punimet dhe kanë filluar me porositë. Edhe me njohjet që kam pasur me të huajt në Kosovë, mi kanë pëlqyer punimet. Ata i marrin kryesisht për dhurata. Viti i dytë që shesh produktet edhe jashtë vendit, madje kam arritur të shes edhe në Amerikë. Është një ndjenjë shumë e mirë që nuk e kisha besuar se do të arrijë këtë sukses”, shprehet më tej Alberti.

Këto punime janë të paraqitura, në formën e  drurit rrethorë të madhësive të ndryshme.

Artisti Albert Selimi, ka thënë se shumë shpejt do të sjellë edhe forma të tjera të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori