LAJMI I FUNDIT:

Puel: Maguire do të shkoj te Unitedi, por vetëm për dy orë

Puel: Maguire do të shkoj te Unitedi, por vetëm për dy orë
Harry Maguire - Claude Puel (Getty Images)

Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel ka folur rreth mbrojtësit të tij, Harry Maguire, i cili sipas tij do të kalojë te Manchester Unitedi, por vetëm për dy orë. 

Puel ka ironizuar rreth transferimit të mbrojtësit anglez, Maguire te United.


Sipas tij një gjë e tillë do të ndodh vetëm për dy orë, kur të jenë kundërshtar.

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të kërkuar nga Mourinho, portugezi kërkonte buxhet 500 milionë euro për blerjen e tyre
Lexo po ashtu Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të kërkuar nga Mourinho, portugezi kërkonte buxhet 500 milionë euro për blerjen e tyre

“Mund të konfirmoj se ai do të shkoj në Mançester”, ka thënë fillimisht Puel.

Harry Maguire (Getty Images)

“Por, vetëm për dy orë kur ne do të luajmë ndaj tyre të premten”.

'Çmenden' Mourinho dhe Unitedi, bëjnë gati 90 milionë euro për mbrojtësin Maguire
Lexo po ashtu 'Çmenden' Mourinho dhe Unitedi, bëjnë gati 90 milionë euro për mbrojtësin Maguire

“Jam i lumtur që i kemi mbajtur lojtarët tanë më të mirë”, përfundoi trajneri francez.

Ndryshe, Leicesteri gjatë ditës arriti marrëveshje me kroatin, Felip Benkovic. /Telegrafi/