LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e aksidentit të Ergi Dinit, kështu humbën jetën ai dhe miku i tij (Video)

Publikohet videoja e aksidentit të Ergi Dinit, kështu humbën jetën ai dhe miku i tij (Video)

Pamje filmike dhe detaje te reja dalin në dritë për aksidentin e mbrëmjes së datës 21 nëntor 2016, në kryeqytet, ku humbi jetën këngëtari Ergi Dini dhe shoku tij Kejdi Halili.

Tvklan.al sjell pamjet filmike të administruara nga grupi hetimor, ku dallohet dinamika e plotë e ngjarjes.


Në regjistrimet video që aktualisht disponohen nga grupi hetimor dallohet se në orën 21: 15 minuta motori i drejtuar nga Kejdi Halili vjen nga pjesa e poshtme e bulevardit “Bajram Curri” ( ish- kinema Agimi) në drejtim të kryqëzimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, që lidhet me zonën e ish- Bllokut për në drejtim të urës kryesore pranë ish hotel Dajtit.

Zyrtarisht konfirmohet se semaforët në kryqëzimin e rrugës nuk kanë qenë funksional për shkak se në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike.

Siç shquhet në video, por dhe nisur nga disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit në pjesën sapo kalon kryqëzimin ka qenë duke udhëtuar me motorin në gomën e parë.

Fatal për humbjen e kontrollit ka qenë momentin kur Kejdi Halili ka tentuar të ulë gomën e parë të motorit.

Menjëherë motori ka devijuar në krah të djathtë të trotuarit, ku dy të rinjtë u përplasën me pemën dhe më pas në asfalt, çka duket se ka qenë dhe goditja që i ka dëmtuar më shumë dy të rinjtë.

Pavarësisht ndihmës së parë që iu është dhënë nga qytetarë të shumtë dhe shërbimi i urgjencës, Halili dhe Dini nuk kanë arritur t’iu shpëtojnë plagëve të marra.

Zyrtarisht policia deklaroi se në analizën paraprake rezulton se një nga faktorët determinant që iu ka shkaktuar vdekjen dy të rinjve është mungesa e kaskave mbrojtëse si për drejtuesin e motorit (Kejdi Halili) ashtu dhe për pasagjerin (Ergi Dini).

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori