LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e bisedës që Foden dhe Greenwood zhvilluan në SnapChat me vajzat që i ftuan në hotel, pas fitores në Islandë

Publikohet video e bisedës që Foden dhe Greenwood zhvilluan në SnapChat me vajzat që i ftuan në hotel, pas fitores në Islandë

Phil Foden dhe Mason Greenwood janë përfshirë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Islandë.

Trajneri i Skuadrës së Anglisë, Gareth Southgate, i dëboi të rinjtë nga kampi i ekipit kombëtar pasi ata festuan debutimin e tyre të Tre Luanëve duke thyer udhëzimet e rrepta të coronavirusit, shkruan The Sun.


Bukuroshet Islandeze Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, 20 vjeçare dhe Lara Clausen, 19 vjeçare, ishin në shoqëri me futbollistët pasi u ftuan në hotelin ku po qëndronin Kombëtarja e Anglisë.

Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir

Por MailOnline pretendon se Foden, 20 vjeçar dhe Greenwood, 18 vjeçar, kishin biseduar të paktën katër herë me vajzat përpara se të zbarkonin në Reykjavik.

Anita Gunnarsdottir u filmua duke biseduar me lojtarët me një mike të saj, por këmbënguli se ajo nuk shkoi në hotel.

Anita Gunnarsdottir

Ajo citohet të ketë thënë: “Unë nuk i takova. Unë nuk jam nga vajzat që shkuan në hotel”.

Videot e bisedave të Snapchat që u publikuan në internet tregojnë yjet, të cilët luajnë në ekipet Manchester City dhe Manchester United, duke pritur në hotel Nadian dhe Laran pas fitores së Anglisë 1-0 ndaj Islandës.

Prononcohen dy femrat që ishin në hotel me Foden dhe Greenwood: Ata janë të rinj, të gjithë bëjmë gabime
Lexo po ashtu Prononcohen dy femrat që ishin në hotel me Foden dhe Greenwood: Ata janë të rinj, të gjithë bëjmë gabime

Shkelja e rregullave i dha të dy lojtarëve një gjobë prej 1,360 funtesh nga policia lokale, me një dënim të mëtejshëm që pritet nga klubi dhe vendi.

Lara Clausen

Southgate i dënoi dy lojtarët të hënën në mëngjes, duke i ndaluar ata nga mëngjesi dhe stërvitja me skuadrën para se të hipnin në një fluturim për në shtëpi.

Foden dhe Greenwood pritet të bëhen shtyllat kryesore e Tre Luanëve për vitet që vijnë pas daljes së tyre të parë në Ligën e Kombeve, megjithatë mund të ndalohen të luajnë në ndeshjet e radhës.

Të dërguar në shtëpi me një avion privat natën e kaluar, dyshja iu nënshtruan deklaratave të ashpra nga City dhe United, si dhe Kombëtarja e Anglisë.

Phil Foden dhe Mason Greenwood (Foto: Nathan Stirk/2019 Getty Images/Guliver)

FA dënoi “shkeljen e papranueshme të protokollit” dhe “mungesën serioze të gjykimit” përpara një hetimi të plotë.

Foden u zotua të mësonte nga “mësimi i vlefshëm” i “sjelljes së tij të dobët”.

Pasi fshiu llogarinë e tij në Twitter, Greenwood kërkoi falje të martën për veprimet e tij “të papërgjegjshme”.

Në një deklaratë të lëshuar përmes faqes së internetit të United, ai shkruajti: “Ishte e papërgjegjshme për mua të thyeja protokollet COVID-19 të cilat janë në funksion për të mbrojtur lojtarët, stafin dhe publikun”.

Phil Foden dhe Mason Greenwood (Foto: Nathan Stirk/2019 Getty Images/Guliver)

“Të luash për Anglinë ishte një nga momentet më krenare në jetën time dhe unë kam vetëm vetën time fajtor për këtë gabim të madh.Unë i premtoj familjes sime, tifozëve, Manchester United dhe Anglisë se kjo është një ngjarje nga e cila do të mësoj”

The Sun ka publikuar edhe videon e momentit kur bukuroshet islandeze bisedojnë me dy lojtarët, të cilët i ftojnë ato në hotel.

Kjo është biseda e transkriptuar:

Foden: ‘Thuaje përsëri, çfarë po thua?’
Vajza: ‘Cili është plani?’
Foden: ‘Cili është plani?’
Vajza: ‘Mhmm’
Foden: ‘Mason cili është plani?’
Greenwood: ‘Varet çfarë të duash’
Foden: ‘Ai thotë se varet çfarë dëshiron?’
Vajza: ‘Mund të vijmë në hotel por nuk e dimë se si do të na fshihni’
Foden: ‘Për çfarë do të vini në hotel?’
Greenwood: ‘Çfarë mendoni?’
Foden: ‘Çfarë do ajo?’
Vajza: ‘Po, çfarë mendon vëlla?’
Vajza: [Flet në Islandisht me shoqen e saj]
Greenwood dhe Foden: ‘Duke diskutuar. Vështirë të thuash se çfarë thonë ata’.
Foden: ‘A ke një partner? ‘
Vajza: Çfarë?
Foden: ‘Partner tëndin?’
Vajza: ‘Po’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori