Është publikuar ‘trailer’-i i parë për filmin e ri “Uncharted” me Tom Holland dhe Mark Wahlberg, dhe duket sikur është plot referenca dhe momente të ngjashme me video-lojën në të cilën është bazuar.

Skenari flet për Nathan Drake (rol i luajtur nga Holland), si banakier dhe takimin e tij të parë me Sully-n (rol i luajtur nga Mark Wahlberg), duke ndezur një aventurë që të dy më pas e fillojnë, shkruan JOE.

Madje ka edhe skena që duken sikur janë të bazuara në sete të famshme nga lojërat jashtëzakonisht të njohura, nga një anije pirate e çoroditur e deri te një skenë që duket se është një referencë për “Uncharted 3”, kur personazhi Drake tërhiqet zvarrë pas një aeroplani mallrash.

Reklama
Reklama

Komentet e fansave ishin plot ngazëllim, me njërin prej tyre që komentoi duke shkruar: “O Zot i madh! Kjo duket epike, mezi pres”.

Një tjetër tha: “Si dikush që i do filmat ‘Uncharted’ dhe aktorin Tom Holland, mund t’ju them tani se ai ishte kasti perfekt për të riun Nathan Drake! Jam shumë i emocionuar ta shohë këtë film”.

Por fansat do të duhet të presin edhe disa muaj për ta parë filmin, i cili është caktuar të publikohet më 18 shkurt. /Telegrafi/