LAJMI I FUNDIT:

Publikohet pulsit publik për Doganën

Publikohet pulsit publik për Doganën

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Dogana e Kosovës do të lansojnë sot dokumentin e veprimit të Pulsit Publik të titulluar “Ndikimi i procedurave të ndërlikuara në nxitjen e korrupsionit në Doganën e Kosovës”.

Sipas njoftimit të UNDP-së, dokumenti synon të identifikoj përhapjen e korrupsionit dhe të kuptoj efektet e mundshme të procedurave komplekse që konsiderohen të jenë shkaku i korrupsionit në Doganat e Kosovës.


“Për qëllime të këtij studimi, janë intervistuar 200 të anketuar, prej të cilëve 100 nga kompanitë e importit, 50 të eksportit dhe 50 nga ato të brokerimit, duke përdorur metodën shumëshkallëshe me përzgjedhje rastësore të mostrave. Dokumenti i veprimit gjithashtu përmban veprimet përcjellëse për adresimin e çështjeve specifike.

Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së dhe Fahri Gashi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës do të mbajnë fjalët hyrëse pasuar me prezantimin e të gjeturave kryesore dhe diskutime.

Projekti Pulsi Publik bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. /Telegrafi/