LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paraqitja e dytë e shkurtër e “House of Gucci”, fansat të mahnitur me aktrimin e Lady Gaga

Publikohet paraqitja e dytë e shkurtër e “House of Gucci”, fansat të mahnitur me aktrimin e Lady Gaga
(Foto: The Mirror)

Është publikuar paraqitja e dytë e shkurtër e filmit të shumëpritur “House of Gucci”, me aktorë Lady Gaga dhe Adam Driver. Shumë parashikojnë se filmi i regjisorit Ridley Scott do të jetë një hit i madh.

Skenari është i bazuar në librin e Sarah Gay Forden, “House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madndess, Glamour and Greed”, ndërsa është shkruar nga Roberto Bentivegna.


Filmi flet për kontroversen Patrizia Reggiani, e cila pasi u bë pjesë e familjes Gucci, u përpoq të përfshihej në biznesin e familjes, pavarësisht pakënaqësisë së bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci dhe babait të tij.

Lady Gaga do të luajë pikërisht rolin e Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortes së Maurizio Gucci – gjigantit italian të modës dhe njeriut të parë të brendit Gucci – e cila kaloi 18 vite në burg pasi angazhoi një vrasës me pagesë që të vrasë ish-burrin e saj.

Jared Leto nuk njihet në filmin e ri “House of Gucci”
Lexo po ashtu Jared Leto nuk njihet në filmin e ri “House of Gucci”

Në burg e mori nofkën ‘Black Widow’ (Vejusha e zezë), ndërsa u lirua në vitin 2016.

Sipas komenteve të insertit filmik të publikuar në YouTube, këngëtarja Lady Gaga i ka gëzuar më së shumti njerëzit me aktrimin e saj. Komentues të shumtë e kanë lëvduar portretizimin që i ka bërë ajo protagonistes.

Jared Leto është një tjetër protagonist i këtij realizimi, i cili ka mahnitur me ndryshimin e tij të madh për rolin e Paolo Gucci, i cili dikur ishte nënkryetar i kompanisë Gucci. Jeremy Irons, Salma Hayek e Al Pacino, janë yjet tjera të këtij filmi.

(Foto: Wonderwall)

Filmi për familjen Gucci, “House of Gucci”, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 24 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori