Nuk ka dyshim se filmi i animuar “Lion King”, ka qenë njëri nga të preferuarit për shumë kë nga ne kur ishim fëmijë.

Dhe tani bëhet e ditur se Disney po e rikrijon këtë film në animacion 3D dhe ikona e muzikës, Beyonce, do jetë një nga zërat kryesorë të muzikës së këtij filmi.

Ajo bashkë me këngëtarin Donald Glover do të këndojnë këngën “Can You Feel the Love Tonight”, ku një pjesë të saj e ka publikuar në rrjetin social Twitter. Në një promo të filmit, Beyonce dhe Glover, këndojnë gjatë momenteve kur Mufasa i flet Simbas.

Ylli botëror para një muaji ka nënshkruar marrëveshje për tri projekte me Netflix që asaj do t’i sjellin përfitime prej 60 milionë dollarësh.

Edhe projektet e saj të së ardhmes në Netflix do të jenë me muzikë të përfshirë. /Telegrafi/