LAJMI I FUNDIT:

Publikohet “Let’s Get Married”, bashkëpunimi i ri ndërkombëtar i Era Istrefit me Offset dhe Yellow Claw

Publikohet “Let’s Get Married”, bashkëpunimi i ri ndërkombëtar i Era Istrefit me Offset dhe Yellow Claw
Yellow Claw, Offset dhe Era Istrefi (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi, gjithnjë e më shumë po i afrohet rangut të yjeve ndërkombëtarë të tregut të huaj.

Kësaj here, ajo ka goditur përsëri duke sjellë një bashkëpunim me duon e famshme DJ, Yellow Claw, dhe reperin e famshëm amerikan, Offset.


“Let’s Get Married” titullohet kënga e tyre e re, e cila e përkthyer në shqip do të thotë “Le të martohemi”.

Yellow Claw (Jim Aasgier dhe Nizzle) janë dy DJ shumë të famshëm holandezë me prejardhje nga Amsterdami, të cilët kanë bashkëpunuar me emra shumë të suksesshëm ndërkombëtarisht.

Yellow Claw (Foto: Gustavo Caballero/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Offset, është një reperi shumë i njohur amerikan, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i reperes me famë botërore, Cardi B, me të cilën së bashku ka një vajzë.

Offset dhe Cardi B (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Sa i përket këngëtares shqiptare, ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm që ajo solli muaj më parë me reperin e njohur rus, Saynara Boy.

Kënga e tyre është pritur shumë mirë nga fansat, duke marrë miliona klikime në YouTube, gjersa për një kohë të gjatë qëndroi në majat e top listave në Rusi.

View this post on Instagram

Baby tell me how..🎬

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Jul 27, 2019 at 12:02pm PDT

Që pas paraqitjes së saj në finalen e Kampionatin Botëror 2018, në bashkëpunimin e famshëm me Will Smith dhe Nicky Jam, dyert e tregut ndërkombëtar u hapën edhe më shumë për këngëtaren nga Prishtina, që tashmë numëron një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me emrat e huaj. /Telegrafi/

Era Istrefi në finalen e Kampionatit Botëror, korrik 2018 (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Magazina
Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori