Ka tash e sa muaj që këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Era Istrefi, ka sjell bashkëpunimin e saj më të ri me reperin rus, Eldzhey.

Kënga deri më tani ka qenë e publikuar vetëm në versionin audio, dhe për kaq pak kohë ka arritur që të kapë majat e suksesit në Rusi dhe jo vetëm.

Së fundmi, dyshja kanë publikuar edhe klipin e këngës “Sayonara”, në kanalin YouTube.

Ashtu edhe siç pritej, Era edhe këtë herë befason me energjinë e sa jdhe ksnat provokuese në video.

Marrë parasysh përmbajtjes dhe performancës, Era dhe Eldzhey kanë bërë me dije që klipi i tyre i ri nuk preferohet për personat nën moshën 18 vjeçare, të paktën sipas cenusrës në Rusi.

Medet Shayakhmetov është producenti i këtij klipi, i cili e sjell këngëtaren kosovare më në top formë si asnjëherë tjetër.

Kujtojmë që pas suksesit me “Bonbon” dhe paraqitjes në Kampionatin Botëror, Istrefit iu hapën dyert drejt tregut ndërkombëtar. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)