LAJMI I FUNDIT:

Publikohen mesazhet romantike që Mustafa Sandal i ka dërguar ndërkohë modeles turko-indiane

Publikohen mesazhet romantike që Mustafa Sandal i ka dërguar ndërkohë modeles turko-indiane

Mustafa Sandal tashmë është bërë e ditur që është shkurorëzuar me bashkëshorten, modelen bosnjake Emina Jahovic.

Tashmë mediat turke kanë bërë të ditur që këngëtari ka filluar një romancë të re me bukuroshen turko-indiane, Ceren Hindistan.


Kjo e fundit, madje ka treguar se kanë biseduar me yllin e Turqisë, dhe se për momentin çdo gjë po shkon si është më së miri.

Por, së fundi janë publikuar edhe disa pjesë të bisedës mes Sandalit dhe Hindistanit, ku mund të lexohen edhe komplimentet e këngëtarit në drejtim të modeles.

“Ju jeni kaq e bukur, unë jam i bukur, pse nuk jemi të dashuruar. Problemi i vetëm është përqendrimi im kur ju shikoj. Nuk më ke lënë asnjë alternativë, pos të bie në dashuri me ty. Sa bukur po qëndrojmë pranë njëri-tjetrit”, thuhet se ishin mesazhet telefonike që i kishte dërguar Mustafa, Cerenit.

Gjersa zeshkania gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se për momentin janë në njohje e sipër dhe se nuk dihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

“Ne duam ta kalojmë këtë proces në një mënyrë të veçantë duke e njohur më tepër njëri-tjetrin. Në fund, ndoshta do të ndodh diçka, ndoshta jo. Filluam të bisedonim përmes rrjeteve sociale. Ndonjëherë ju duhet të përfitoni nga bekimet e teknologjisë”, tha bukuroshja që ka prejardhje nga India, por që është lindur dhe rritur në shtetin turk.

Theksojmë se Hindistan është nënë e vajze të quajtur Arya Rima Aslan gjersa edhe këngëtari është baba i dy djemve, Yaman Sandal dhe Yavuz Sandal. /Telegrafi/