LAJMI I FUNDIT:

Publikohen edhe pesë emrat e radhës për Topin e Artë, shfaqet emri i Messit (Foto)

Publikohen edhe pesë emrat e radhës për Topin e Artë, shfaqet emri i Messit (Foto)

Gazeta prestigjioze franceze France Football ka quar në 25 numrin e emrave të futbollistëve kandidatë për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë.

France Football ka publikuar edhe pesë emrat e radhës për futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë.


Është hera e pestë që Francee Football publikon nga pesë emra, pasi më parë janë bërë publike edhe 20-të tjerë nga 30-të sa janë gjithsej në garë.

Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)

Emrat tjerë të publikuar tani janë: Lionel Messi, Pierre-Emeric Aubameyang, Edinson Cavani, Mats Hummels dhe Karim Benzema.

Emri i parë i shfaqur nga ky grup i pesë futbollistëve ishte i sulmuesit argjentinas, Messi, i cili është njëri ndër favoritët kryesor për këtë çmim.

Pesë emrat e parë të publikuar nga France Football ishin Neymar, Luka Modric, Paulo Dybala, Marcelo dhe N’Golo Kante, ndërsa emrat e dytë ishin Luis Suarez, Sergio Ramos, Jan Oblak, Philippe Coutinho dhe Dries Mertens.

Publikohen edhe pesë emrat e dytë për Topin e Artë (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen edhe pesë emrat e dytë për Topin e Artë (Foto)

Emrat tjerë që quan numrin në 15-të ishin Kevin de Bruyne, Roberto Lewandowski, David De Gea, Harry Kane dhe Edin Dzeko, ndërsa emrat që quan në 20-të numrin ishin Antoine Griezmann, Toni Kross, Gianluigi Buffon, Sadio Mane dhe Radamel Falcao.

Pesë kandidatët e tretë për Topin e Artë (Foto)
Lexo po ashtu Pesë kandidatët e tretë për Topin e Artë (Foto)

Favoriti për ta fituar Topin e Artë padyshim se është sulmuesi i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo, i cili pritet të jetë në pesëshen e fundit të emrave të publikuar.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori