Psikologët brutalisht të sinqertë: Nëse ju lëndojnë fjalët dhe veprimet e dikujt – fajin e keni ju!
Nëse ne vendosim që fjalët dhe veprat e njerëzve tjerë nuk mund të na prishin disponimin apo gjendjen emocionale, atëherë ashtu do të jetë.
Në librin “For Yourself”, Mark Aurelius e jep një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të perceptimit në vetëdije, transmeton Telegrafi.
“Ndryshoni mendimet dhe ndjenja e lëndimit do të zhduket. Ndaloni së ankuari për rrethanat dhe parehatia do të largohet”.
Ose, thënë më thjesht: ndaloni së menduari negativisht dhe jeta do të bëhet shumë më e mirë.
Veprat dhe fjalët e njerëzve tjerë nuk mund t’jua prishin kualitetin e jetës, përveç nëse ju e lejoni atë gjë.
Kur e dini se kush jeni dhe keni vetëbesim, atëherë askush nuk mundet t’ju bind për diçka tjetër.
Nëse veç ndiheni të turpëruar apo ndiheni keq për fjalët që dikush është duke jua thënë, atëherë ju e keni gabim që e fajësoni veten dhe që po ia jepni dikujt të drejtën t’ju lëndoj.
Ju duhet t’i menaxhoni emocionet dhe t’i kontrolloni ato nëse dëshironi jetë të lumtur.
Psikologët kanë treguar se nëse dëshironi një jetë të lumtur, kontrollimi i emocioneve është krucial.
Nëse fjalët e dikujt e kanë fuqinë t’jua prishin ditën, atëherë është koha të punoni për t’i kontrolluar emocionet dhe mendjen tuaj.
Gjithmonë do të ketë mendime dhe kritika nga tjerët, por çfarë mendoni, si ndiheni dhe mënyra si e perceptoni veten është më e rëndësishmja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi