PSG synon transferimin e dy yjeve nga klubi anglez


Kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain thuhet se dëshiron të bëjë dy transferime të mëdha nga kampionati anglez gjatë kësaj vere.
Sipas Foot Mercato, PSG është gati të shpenzojë deri në 130 milionë euro për dyshen e West Ham United, Mateus Fernandes dhe Crysencio Summerville, në afatin kalimtar të verës.
Fernandes është një nga lojtarët e kërkuar në treg, i synuar nga skuadra si Real Madrid dhe Manchester United, me ‘Hammers’ që kërkojnë 80 milionë euro.
Çmimi i lartë nuk i dekurajon “Les Parisiens”, të cilët janë gjithashtu të hapur për të shpenzuar 50 milionë euro për sulmuesin anësor, Summerville, i cili mund të jetë një zëvendësim për Bradley Barcola.
🚨 PSG have 𝗠𝗔𝗗𝗘 𝗖𝗢𝗡𝗧𝗔𝗖𝗧 with West Ham United to understand the conditions of a deal for Crysencio Summerville and Mateus Fernandes.
The Hammers are reportedly demanding €50M for Summerville and €80M for Fernandes, with discussions also taking place with the… pic.twitter.com/L7bRDBAbQn
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 12, 2026
Këshilltari i futbollit i PSG-së, Luis Campos, ka filluar tashmë kontaktin me zyrtarët e Ëest Ham për të diskutuar mundësinë e marrëveshjeve.
Vërehet se fituesit e Ligës së Kampionëve synojnë të përfitojnë nga fakti që “Hammers” kanë nevojë urgjente për të përmirësuar situatën e tyre financiare në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje më të favorshme.
Megjithatë, në këtë fazë nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare nga PSG dhe duhet të presim disa ditë për të parë nëse interesimi është mjaftueshëm serioz. /Telegrafi/





































