Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të ndeshen mes vete në një ndeshje të madh në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kryeqytetasit francez janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin A.

Ky takim është më interesanti i ditës së sotme (e mërkurë) dhe do të zhvillohet nga ora 21:00 në Parc des Princes.

Statistika, analizë dhe parashikim: PSG - Real Madrid Statistika, analizë dhe parashikim: PSG - Real Madrid

Të dy klubet kanë mungesa të mëdha shkaku i lëndimeve dhe kartonëve si Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Sergio Ramos dhe Luka Modric.

Kështu, trajnerët e të dy skuadrave pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në formacionet e tyre gjatë ndeshjes së sotme.

Formacionet e mundshme:

PSG: Navas; Meunier, Silva, Kimpembe, Bernat; Gueye, Marquinhos, Verrati; Sarabia, Icardi, Di Maria;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Mendy; Casemiro, Kroos; Bale, Rodriguez, Hazard; Benzema;

/Telegrafi/