Moise Kean është duke kaluar nëpër një formë fantastike me fanellën e Juventusit.

Sulmuesi i talentuar italian ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim në nëntë ndeshje këtë edicion me Juventusin.

E falë paraqitjeve të mira dhe golave të shënuar, vlera e lojtarit është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.

19-vjeçari ka vetëm edhe një vit e dy muaj kontratë me Juventins dhe Zonja e Vjetër po synon t’ia vazhdojë atë.

Kampionët e Italisë kanë takuar agjentin e lojtarit Mino Raiola dhe i kanë propozuar kontratë të re deri në vitin 2023 me dy milionë euro pagë vjetore.

Moise Kean. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kean dhe Raiola ende nuk kanë pranuar kushtet e Juventusit pasi në garë janë futur skuadra tjera të mëdha.

Mediat italiane dhe ato franceze kanë raportuar se PSG i ka premtuar agjentit Raiola një shpërblim të madh në rast se ia dërgon talentin italian në Paris.

Besohet se është një shpërblim prej rreth pesë milionë euro për agjentin e famshëm.

Ndërkohë për lojtarin kampionët e Francës kanë gati një kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë euro në stinor. /Telegrafi/